Ish-banorja e “Big Brother Vip 1”, Beniada Nishani, mesa duket ka nisur punën për projektin e saj muzikor. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja, e cila ka postuar në “Instagram” foto nga një studio muzikore.
Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje, as nga data e publikimit e as se me cilin do bashkëpunojë. Atë që mund të kuptojmë nga postimi i modeles, është fakti se regjistrimet për këngën po realizohen në Kosovë.
Kujtojmë se më herët, vetë Beniada ka zbuluar se do t’i futet edhe botës së muzikës dhe bashkëpunimi do të jetë me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.