Gjykata e Posaçme ka shtyrë dhënien e vendimit në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës shtrënguese ndaj ish-ministrit socialist të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për përvetësimin e fondeve të BE-së tek agjencia SASPAK.
Beqaj ndodhet i arrestuar bashkë me tre ndihmësit e tij dhe në total janë 7 persona që po hetohen nga SPAK për shpërdorim të detyrës. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 7 Gusht, në orën 13:00. Gjatë seancës Beqaj ka kërkuar masë sigurimi “arrest shtëpie”, ose garanci pasurore 5 milionë lekë të reja.
Ish-ministri i PS-së ndodhet në qeli pasi dyshimeve për abuzimet me fondet e SASPAK. Seanca nisi me dhënien e argumenteve të Beqajt, në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës. Mbrojta e ish-ministrit pretendon se nuk ka shkaqe të ligjshme për të caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”.
