Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Beqaj në Kuvend me thika”, Vokshi: Zbuluam skenarin e Ramës

14:55 / November 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albana Vokshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Beqaj u prit me shumë interes dëshmia e tij në Komisionin Hetimor. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi u shpreh se gjithçka ka qenë skenar i Edi Ramës, i cili sipas saj u zbulua. Kryetarja e Komisionit tha se mazhoranca kërkonte që kur opozita të largohej, të merrte në pyetje Ilir Beqajn. ”Kur unë mbylla komisionin, plani i tyre ishte që të iknim ne dhe Plarenti, me avokat të njëjtë, të merrte në pyetje Ilir Beqajn”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, ajo akuzoi Gradën dhe Policinë se kanë shkelur ligjin me mënyrën sesi është trajtuar Ilir Beqaj, i cili sipas saj, ka kërcënuar deputetët e opozitës. Madje, Vokshi pretendoi se Beqaj ka futur edhe disa kuti të zeza, ku brenda tyre ka pasur thika e gërshërë, por pa dhënë më shumë detaje.

”Ilir Beqaj tentoi të kërcënonte, por unë nuk u ndjeva e kërcënuar. U bë një show nga ana e Edi Ramës, ishte një skenar dhe më besoni. Për ne të opozitës, Ilir Beqaj ishte një dëshmitar si gjithë të tjerët. Ilir Beqaj ishte dëshmitar special për mazhorancën dhe jo për opozitën dhe skenari për të ishte që të vinte dhe e para të shkelte ligjin me “PowerPoint” dhe ditën e dytë ka qenë skenari i mazhorancën për të penguar vijimin e hetimit parlamentar.

Beqaj për ne ishte vetëm një nga dëshmitarët. Ne ia bëmë të qartë se do të trajtohej i barabartë me të gjithë dëshmitarët e tjerë, që erdhën në të njëjtat kushte si Beqaj. Për dy të tjerët u morën masa që të ishin të izoluar, por për Beqajn nuk ndodhi e njëjta gjë, u shkelën të gjitha, është lejuar të fuste hunj. Ai është lejuar të fusë kuti të zeza të mëdha dhe kemi marrë vesh që ka pasur thika e gërshërë. Ka qenë i lirë të shëtisë në të gjitha ambientet. Është shkelur ligji për Beqajn, ka pasur një trajtim të privilegjuar. Garda dhe policia e kanë lejuar që të futet dhe të kërcënojë deputetët e opozitës”.

Albana Vokshi Ilir Beqaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.