Policia e Beratit ka shtuar kontrollet në ditët e fundit, duke shtuar forcat që patrullojnë në qytrtetë dhe kanë gritur postblloqe në rrugë të ndryshme. Sipas informacioneve, mësohet se në qendër të Beratit por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së djeshme postblloqe me forca të shumta policore.
Mësohet se masat e ndërmarra, kanë si qëllim kapjen e personave në kërkim, uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore. Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet, nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.
Aksioni i policisë duket se nuk do mbarojë sot, por do vijojë për ditë me radhë deri në një urdhër të dytë.