Tre deputetë të opozitës, dy të Partisë Demokratike dhe një
i LSI-së nuk kanë firmosur djegien e mandatit të deputetit. Nga PD-ja, kryetari
Lulzim Basha, Sali Berisha dhe pjesa tjetër e grupit e kanë firmosur lënien e
mandatit menjëherë pas vendimit final të Këshillit Kombëtar, me përjashtim të
Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit. Dy deputetët e PD-së ende nuk e kanë
firmosur deklaratën që heqin dorë nga mandati deri tani.
Ndërkohë që nga LSI-ja e kanë firmosur të gjithë, përveç deputetit Lefter Koka,
i cili pritej që të mos e nënshkruante, pasi u shpreh zyrtarisht ditën e
djeshme kundër vendimit të opozitës. Report Tv ka siguruar dokumentin që kanë
firmosur deputetët, që është me të njëjtat argumente për të gjithë deputetët.
Deklaratat e deputetëve të PD-së nuk kanë datë dhe muaj, teksa te
të LSI-së është vendosur, ndërsa për t’u zyrtarizuar pritet protokollimi
nga Kuvendi, ku do të dorëzohen.
Megjithatë, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se ‘Nuk ka kthim pas! Nesër së
bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00’. Kështu
pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, deputetët e opozitës firmosën lënien
e mandatit, ndërsa nesër do të jenë në protestë pra parlamentit.
Teksti i dokumentit:
Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:
· Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;
· Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;
· Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;
· Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;
· Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;
Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;
Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare