Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur se karantina ishte një goditje e madhe për vendin, kryesisht në sektorin e ekonomisë. Sipas ish-kreut të shtetit, një nga arsyet se pse u rritën rastet me covid-19 është se i ashtuquajturi hetim epidemiologjik nuk është bërë kurrë, madje qytetarët janë lënë të infektohen pasi nuk ka pasur testime.
Berisha: Karantina ishte një goditje, ndali kohën. Krijoi pasojë në të gjitha kuptimet e jetës.
Pyetje: A mendomi se mbyllja ishte e gabuar në mars?
Berisha: Shqipëria është rast unik në botë. A përfituan shqiptarët nga karantina? Jo! Si asnjë komb tjetër mbi tokë. Sepse si në asnjë vend të planetit pas hapjes rastet u dhjetëfishuan. Kudo janë rritur pas hapjeve, por jo si në Shqipëri. Efekti i karantinës për mbrojtjen ishte 0, shkatërrimtar për ekonominë. Ka një analizë, në krye qendron është hetimi “fake” epidemiologjik. Sepse nuk u bë asnjëherë. U lanë njerëzit të infektoheshin sa munden, se nuk bëheshin teste, se nuk bliheshin teste. Skizoidi i Surrelit përdori strategji terrori
Pyetje: Kishte frikë për vete.
Berisha: Mund të kishte frikë për vete, të merrte qetësues. Unë jam mjek, jam psikolog. E di çfarë domethënë shok psikologjik. Njerëzit e panë se nuk ka male me të vdekur.
Pyetje: Berisha si mjek çfarë mendon?
Berisha: Unë mendoj se është serioz. Një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por disa e përjetojnë shumë më keq.
Për sa i përket hapjes së shkollave, Berisha tha se edhe pse është pro hapjes, ka frikë se kjo hapje e pamonitoruar siç duhet, mund të kthehet në një bombë biologjike, pasi masat e marra nuk janë ato që duhet të jenë.