I lënë jashtë listës së mbyllur të Elbasanit nga PD, Dashnor Sula u pa në listat e Adriatik Lapajt. Por me një vendim surprizë, të premten e 14 marsit ai u tërhoq.
Të parët që e njoftuan tërheqjen e Sulës qenë përfaqësuesit e “Nisma Shqipëria Bëhet” të cilët e lidhën me mos-dakordësinë për bashkëpunimin në koalicion. Kjo lëvizje e Sulës ngriti dyshimet se ky i fundit mund të ketë një rikthim në listat e PD-së.
Vetë Sula la të kuptuar negociata të mundshme me PD për t’u rikthyer. Largimi i tij pas zhgënjimit me Sali Berishën u komentua gjatë, edhe nga vetë kryedemokrati. Do të mbetet për t’u parë nëse Sula do të kthehet në PD, pas mesnatës së 15 marsit.