Në konferncën për shtyp të një dite më parë Sali Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë.
Sot Edi Rama përmes një video ku një buf i madh i vjen rrotull një bufi të vogël, shprehet se bufi i këtyre të fundit s’ka lidhje me kënetën.
“Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma”, shkroi Rama.