Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha e sulmon prej një muaji pasi firmosi masat e sigurisë për aferën Partizani, shtohen truprojat për gjyqtaren Irena Gjoka 

21:30 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irena gjoka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Garda e Republikës ka shtuar truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka e përballur me sulme verbale të njëpasnjëshme nga Sali Berisha që pas vendimit të datës 20 tetor kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin të akuzuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka ka pasur deri tani katër truproja, ndërkohë që ky numër sipas mediave ka shkuar në gjashtë, pas shtimit të masave të sigurisë. Burime zyrtare të gardës, thanë se kjo masë është parë e nevojshme pas sulmeve verbale nga ish-kryeministri të bëra ndaj Gjokës, pas vendimit të saj ku vendosi detyrim paraqitje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin, masa të cilat i konfirmoi në datën 26 tetor.

Edhe përpara seancës për vlerësimin e masës ndaj tij, më 26 tetor, Sali Berisha doli në konferencë me gazetarët dhe sulmoi politikisht gjyqtaren Gjoka duke e quajtur kriminele me uniformë që merr urdhra nga kryeministri Rama. 

Një tentativë tjetër e Berishës e rrëzuar tashmë ishte kërkesa  për përjashtimin e Gjokës nga çështja, me pretendimin se ajo shkeli kushtetutën në mënyrë kriminale, por për këto sulme të paprecedenta, nuk paraqet asnjë argument ligjor, përse kërkesa e tij duhej të ishte marrë parasysh.

Gjyqtarja Gjoka në vendimin që firmosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishën duke i bllokuar pasaportën, ka evidentuar se në cilësinë e kryeministrit, Berisha ka marrë vendime në konflikt të hapur interesi për ish-kompleksin Partizani, duke sjellë përfitime për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas vendimit, pasi u nxor nga inventari i ushtrisë, trualli i ish-kompleksit “Partizani” ishte ambient sportiv dhe ligjet e ndalonin përdorimin për ndërtim. 

Irena Gjoka shtohen truprojat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.