Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha flet për mungesën e të birit sot në SPAK: Manovër e skapistëve të partisë me Shkëlzenin

14:00 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702556580xsali berisha 915
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha u pyet nga gazetarët për mungesën e të birit, Shkëlzen Berishës në Prokurorinë e Posaçme ku është thirrur për të dhënë shpjegime për tragjedinë e Gërdecit. Berisha akuzoi SPAK-un se po bën politikë me çështjen dhe se familjarët e kanë kuptuar këtë.

“Është thjesht një manovër e turpshme e skapistëve të partisë sepse Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SKAP, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike. Ka lënë adresën fizike dhe elektronike. Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë pasi thirrja e tij aty është një akt i mirëfilltë politik.

Në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt, proces, moment të asaj drame që ka ndodhur. Zero! Dhe ai ka dhënë shpjegime. Ata e dinë që nuk kanë asnjë lidhje, madje familjarët e kanë kuptuar se këta po bëjnë politikë me hetimet e tyre. E vërteta është se familjarët për politikë nuk janë të interesuar. Ata kanë problemin e tyre.

Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP. Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht”, tha Berisha në lidhje me këtë çështje.

Shkëlzen Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.