Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, kur tha se superskandali i të dhënave të rrogave të qytetarëve është publikuar pas takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën.
Sipas tij, Basha u takua me Ballën dhe Veliajn ngjashëm si ai i “ngjalave të Lalëzit”, kur kryeministri Rama bëri marrëveshje me Ilir Metën. Berisha shtoi se tashmë kemi të bëjmë me një “konglomerat mes tyre”.
“Çfarë ishte darka në qilime me Erjon Veliajn dhe Taulant Ballën? Irfanin e la e ëma, ndjesë pastë. Ai (Basha) i shprehu ngushëllime. Pastaj shkoi në darkë me Ballën dhe Veliajn. Si mund të ndodhë kjo? Kjo është histori si ajo e ngjalave të Lalëzit. Kemi të bëjmë me një konglomerat, bashkëpunim kompleks të tyre. Superskandali i madh doli pas asaj darke, të dhënat dolën pas darkës”, u shpreh Berisha në emisionin televiziv “Të Paekspozuarit”.