Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha ka vetëm një axhendë, atë të hallit personal”/ Reagon ashpër deputeti Xhaferraj

20:38 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhaferraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një studio televizive deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte garë mes partive.

Xhaferraj u shpreh se Berisha ka vetëm një axhendë, atë të zgjidhjes së hallit personal. Për deputetin e PD-së, Sali Berisha nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Çfarë përfundimi del nga këto zgjedhje sipas jush?

Xhaferraj: Sali Berisha, me vendimmarrjen e tij, ka bërë përgjegjës vetë për rezultatin e zgjedhjeve. E gjithë kjo retorikë për manipulim të zgjedhjeve është nisje sa e detyruar aq edhe përcaktuese për zotin Berisha. Nëse ne nuk do të denonconim rezultatin e zgjedhjeve, do të hynte në fuqi në mënyrë automatike statuti, i cili edhe kështu, me këtë situatë që kemi, nuk i lë asnjë hapësirë zotit Berisha për të mos dhënë dorëheqjen.

Nëse 3 vite më parë Berisha do të thoshte që “unë po kthehem për hallin tim personal”, askush nuk do t’i shkonte nga pas. Për të motivuar, ngriti fabulën e rikthimit për të rrëzuar Edi Ramën dhe e përforcoi këtë fabul duke vendosur një nen në statut që nuk linte asnjë lloj interpretimi për dorëheqje. Sot, pas tre vitesh, shihet që nuk ka fare ndërmend të japë dorëheqjen, sepse që kur është kthyer e deri tani ka vetëm një axhendë, axhendën e zgjidhjes së hallit personal. Janë zgjedhjet më të ndotura, për faktin që nuk kishim garë.

Mund të mendohet se ju, ose të tjerë si ju, jeni shumë kritikë për arsye se nuk ishit në listë, nuk kandiduat. Një përgjigje?

Xhaferraj: Që para 3 vitesh, unë kisha deklaruar se nuk kam më ambicie për të qenë pjesë e parlamentit. Por, kur s’ke ambicie, nuk do të thotë që s’ke përgjegjësi, nuk ke detyrime ndaj forcës politike. Më qartazi se kaq e kam shpjeguar disa herë. Jam shprehur mbi dhjetë herë në mbledhjet e grupit parlamentar që s’kam më ambicie.

axhende Berisha hallit personal xhaferraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.