Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
‘Kemi bërë kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimit. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Na ka autorizuar ne.’- tha Gjokutaj.