Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha me fjalor rruge kundër kreut të SPAK-ut

20:01 / October 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761590813xytduio 207
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli dhe foli nga foltorja e Kuvendit me një fjalor rruge, pasi kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi për punën e SPAK-ut dhe iu përgjigj 65 pyetjeve. Sipas kreut të PD, Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Po ashtu Berisha tha se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe. Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi, i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër, qytetarin e thjeshtë. Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit.

Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot. Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh. Po nuk mund të bëhet më i shpifur. Po çfarë hetimi paraprak mo?

Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre.

A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës? Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro? Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh? Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Berisha dumani spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.