Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë ka mbajtur një deklaratë me mediat, ku foli në lidhje me procesin e vendimeve që do të marrin në vijim.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka instrumentuar vendimin e Gjykatës për Vulën me qëllim për të goditur opozitën.
“Çdo demokrat, që ka minimumin e lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsi aktin e turpshëm, antikushtetues të Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij, Basha-Brava. Çdo zyrtar i PD-së, cdo mbështetës e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë askush të mos mendojë se ne do mposhtemi nga armët e Edi Ramës. Ne jemi sot në këmbë më të fortë se kurrë.”
“Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për mënyrën se si do të regjistrojmë kandidatët. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Diskutuam nëse mund të dalim me kandidatë të pavarur por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha Berisha.