Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me kandidaturën e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në Abc Neës, Berisha u shpreh se ekipi i Vettingu është marrë dy vite me Marsidën.
Ish-kreu i qeverisë më tej tha se nuk i kanë gjetur asgjë dhe më pas thanë se nuk nuk është magjistrate dhe nuk kalon në Vetting.
“Kushtetuta e urdhëron atë. Për çdo kandidaturë do të kesh tre kandidatura. Çfarë iu bëri shqiptarëve ai? Ai çi për katër kandidatë, nga katër kandidatura. Unë e kuptoj se ai mund të thotë se listat mi sollën. Listat nuk plotësojnë kushtin kushtetues. Çfarë ka bërë tjetër? Fut të njëjtin emër në tre lista. E turpshme! Ky zotëri i kthen në 3-3-3 të të njëjtit emra. Një tjetër nuk i jep asnjë pikë se bashkëjetonte me një ish-deputet demokrat. Demaskuan veten. Ekipi i Vettingut është marrë dy vjet me Marsidën për Vetting, pasi nuk kanë gjetur asnjë kanë deklaruar se nuk bëjnë vetting sepse nuk është magjistrat”, u shpreh Berisha.