Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh lamtumire për Papa Benediktin, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit, teksa ndau dhe një foto të vjetër me Papën.
“Sot me një funeral dhe meshë madhështore me pranine e mbi 50.000 besimtarvë, të udhëhequr nga shenjtëria e tij Papa Francesku u percoll për në banesën e fundit në Kishën e Shën Pjetrit, Papa Benedict i XVI. Në këtë ceremoni morën pjesë besimtarë të shumtë nga të katërta anët e botës si dhe dignitar dhe qeveritarë nga vende të ndryshme.
Si një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike me kontribute historike në reformimin e saj dhe shtyllë kryesore e mendimit teoligjik dhe konservator botëror Papa Benedict i XVI do të nderohet gjithmonë për veprën e tij të ndritur jo vetëm nga besimtarët katolik, por edhe njerëzit e besimeve të tjera në mbarë botën.
Unë ruaj si një thesar shumë të çmuar audienca dhe takime me Shenjtërin e tij. Me këtë rast duke shprehur nderimin tim më të thellë për Papën Benedict i XVI bashkoj lutjen time me të miliona njerëzve, që shpirti i tij i madh të gjej paqen e merituar. Amin”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.