Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në Kurbin: Rama, armiku i lirisë! Ka 10% më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në ’91

17:48 / January 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së së Kurbinit, prej ku akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se u ka rrëmbyer votën shqiptarëve dhe se aktualisht ka 10% më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në vitin 1991.

Në fjalën e tij, lideri demokrat shtoi se Rama është armiku absolut i lirisë.

“Edi Rama kontrollon sot, disponon 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia se në vitin 1991. Ai këtë pushtet e rrëmbeu duke i rrëmbyer shqiptarëve votën. Ne demokratët, por edhe shqiptarët në tërësi, e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. E dimë se armiku absolut i lirisë, është monizmi. E dimë se si demokratë, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve, do përmbysim monizmin e bastardit. Miqtë e mi, edhe njëherë. Monizmi dhe liria nuk pajtohen. Ju rikujtojmë se këta burra që u dergjën në kampe dhe burgje, se mijëra të tjerë vdiqën, vdiqën se kërkonin lirinë. Sot ky bastard, mban peng, në kundërshtimin më flagrant, vendimin e gjykatës. Mendon se do parandalojë fitoren e beharit. Fitoren e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Mendon se do mbrojë monizmin e tij. Të betohemi në flamur, përpara zotit se asgjë s’do na ndalojë të përmbysim monizmin e Edi Ramës. Misioni ynë është i shenjtë. Liria është fuqia jonë, është për ne e gjithë energjia të cilën nuk ka forcë në botë ta ndalojë.”

Edi Rama Kurbin p[d Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.