Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit se në spitalet shqiptare mungon insulina.
“A e dini që prej një jave në spitalet shqiptare nuk ka insulinë për të sëmurët me diabet”, tha Berisha.
Mirëpo, kjo akuzë u hodh menjëherë poshtë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke e konsideruar të pavërtetë. Ajo pohoi se në treg janë të gjitha insulinat dhe se ato rimbursohen nga shteti.
Nga ana tjetër, Berisha nuk la pa përmendur në seancën e sotme parlamentare lajmin që qarkulloi në media se drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” kërkoi krevat dopio për zyrën e sa
“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, kërerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë?! Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjitëh në protestë. Ti ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në erërrirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit. Ky Gentjan Sharra aty, ka deklaruar këtu se Sali Berisaha ka tokë në Tiranë, Dhërmi, në Lalz. Tani informoj shqiptarët se ai do ketë 6 padi, 3 civile dhe 3 penale. Shume shpejt do të dalë dhe ai në kërkim si Gentjan Sharra i tij”, u shpreh kreu i PD-së.