Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nga Lezha: Kemi fituar një betejë por jo luftën!

17:30 / May 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Lezhës, deklaroi se ka fituar një betejë por jo luftën, duke iu referuar asaj që ai e quan rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e ka përzënë votën e lirë nga vendi.

“Përdorën proçese gjyqësore dhe të gjitha format. Por cili ishte rezultati, ishte dështimi. Dhe ne arritëm në të drejtën tonë, sot të jemi një opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sot arritëm që ne të përmbushim detyrimin tonë madhor ndaj Shqipërisë dhe demokracisë. Interesi kombëtar është opozita e vërtetë dhe jo një komb me opozitë të shtirur. Ai nuk ka të ardhme. Jemi parti e vlerave më të mira arbërore, por jo vetëm. E vlerave universale. Ne kemi arritur në një stacion, fituam një betejë por jo luftën. Lufta është e vështirë, është aspak e lehtë.

Juve keni konstatuar vetë se çfarë zhurmnaje e madhe është bërë gjatë këtij proçesi nga një propagandë që vinte sikur vinte nga një vend diktatorial. Nga një propagandë sikur vinte nga një vend ku vota nuk ekzistonte, në të cilin parimet e lirisë nuk ekzistonin. Unë habitesha. Keni dëgjuar se kjo është vota. Ju duhet të shihni votën, beteja jonë është për votën. Votën e kanë përzënë. Shoqëritë nuk bëhen pa votën e lirë. Ky kryeministër që është sot në pushtet, nuk voton më. Ja u lexova dje në Fier një status të një socialisti. Por socialist i cili kishte kuptuar se vota duhet të jetë mekanizmi i partisë së tij” – tha Berisha.

Të njëjtën akuzë, Berisha e bëri edhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për të cilin u shpreh se përjashtoi dhe manipuloi votën.

“Ish-kryetari ynë votën e përjashtoi, e manipuloi. Po shkelnim në interesin më jetik. E ka nevojë jetike demokracia votën e lirë. Gjithë përpjekja mijëra vjeçare e shqiptarëve ka qenë për liri. Ata që deklarojnë se shqiptarët nuk kanë luftuar, shqiptarët vetëm luftra kanë pasur. Luftërat janë bërë për më shumë të drejta. Për më shumë liri, edhe kur kanë qenë në pushtim shekullor. Pra ne arritëm, partinë tonë ta ndërtojmë mbi vullnetin e lirë të anëtarëve të saj. Dhe tani vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë” – tha Berisha.

Berisha beteja Lezhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.