Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha doli nga shtëpia dhe shkoli në selinë e PD-së, ku u prit me brohoritje nga qindra mbështetës demokratë.
“U përpoqën të shkatërrojnë PD si forca kryesore opozitare. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar dhe vendosi të luftojë për ju, dinjitetin e tij, dinjitetin tuaj. U përpoqën të fshijnë NATO-n, liberalizimin e vizave. Luftën e PD kundër krimit të organziuar. Ky skenar do kishte qenë i suksesshëm sepse u sulmua nga mafia më e rrezikshme. Ne ia dolëm, ne triumfuam. Hap pas hapi, ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit shumë të vështirë. Tani e kemi shtruar rrugën që do sjellë PD dhe opozitën shqiptare në pushtet. Na përçanë, ne u bashkuam. Të gjithë deputetët sot janë bashkë, janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë por ne e fituam. Na izoluan por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë”, tha Berisha.