Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha non grata, nis gjyqi në Londër! Reagon Home Office: Partnerë të Shqipërisë, por kundër kriminalitetit dhe korrupsionit

20:20 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1234321
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë gjykata më e lartë e emigracionit në Angli SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) që prej krijimit të saj në vitin 1997, është duke shqyrtuar kërkesën e një politikani.

Ai është Sali Berisha, i shpallur Non Grata pas SHBA  edhe nga Anglia në vitin 2022 për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Gazetari Muhamed Veliu, raporton se zoti Berisha në sekret të plotë ka pajtuar një kompani avokatore për këtë proçes, nisur paraditen e kësaj të marte. Gjatë katër ditëve në vijim thekson gazetari Veliu, kompania avokatore londineze Zaiwalla and Co së bashku me përfaqësuesin ligjor Fergus Randolph KC, do t’i paraqesin kësaj gjykate, argumentet se vendimi për ndalimin e hyrjes të zotit Berisha në Angli është i padrejtë.

Avokatët e zotit Berisha në këtë proçes janë duke kundërshtuar vendimin e firmosur nga ish sekretarja për punët e brendshme Priti Patel.

Top Channel mëson se avokati zotit Berisha në çelje të procesit ka deklaruar se “kjo është një çështje e jashtëzakonshme mes një udhëheqësi të një opozite dhe një vendi europian. Vendimi për zotin Berisha u mor vetëm bazuar në pretendime të mediave të huaja“.

Po ashtu mësohet se baristeri i zotit Berisha Fargus Randolf  i tha kësaj gjykate se klienti i tij Sali Berisha, në  asnjë rast, nuk është dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe se ai me forcë mohon akuzat për korrupsion apo aktivitete kriminale.

Ndërkohë pala e paditur ministria e punëve të brendëshme Home Office deklaroi se: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën.  Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.

Do të ishte e tepërt thotë Home Office të komentonim më tej teksa procesi në gjykatë është në vijim. Britania e Madhe nuk i bën publike emrat e të shpallurve NonGrata por vetë zoti Berisha në një konferencë për shtyp bëri publik këtë vendim marrë ndaj tij.

Berisha gjyq Londer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.