Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vulën e PD-së ja la Sali Berishës, tashmë si deputet, Lulzim Basha ka vendosur për të bërë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë.
“Ne besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD të Shqipërisë është në vlerat që ka lindur, nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, aleatëve, ndaj beteja jonë e parë përmes rekursi do jetë që PD t’u kthehet idealëve dhe demokratëve”, tha Basha.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai nuk e përcaktoi qartë nëse do ketë një parti të re apo jo. ”Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë dhe profesionale dhe juridike e përfaqësuesve tanë se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar, do të presim zbardhjen e vendimit dhe do të bëjmë rekus. Në cdo rast shqiptarët do kenë alternativën e tyre dhe ne do të jemi në zgjedhje”, deklaroi ai.
Në fund ka edhe një mesazh për Berishën, për të cilin tha se Ramën nuk e mundon dot në zgjedhje. ”Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën, por është aset i Ramës”,- përfundoi Basha.