Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Nuk ka pasur vjedhje në zgjedhjet e vitit 2009! Ja provat që e kundërshtojnë

21:53 / May 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rasti Ruzhdies, të cilin analistët i kujtojnë Berishës flet për një shkelje flagrante të atij procesi. Nga hetimet rezultuan se 111 persona që nga sistemi TIMS ishin jashtë vendit, votuan në këto zgjedhje, ndërsa 80 personave të tjerë u ishte falsifikuar firma.

Kur i kujton të kaluarën një politikani, ai është momenti më i vështirë. Aty, politikani tjetërsohet, mundohet të sajojë apo të mohojë të vërtetën.

Në këtë situatë ishte edhe ish kryeministri Berisha, kur në emision u hap debate për zgjedhjet e vitit 2009.

Asokohe Rama kërkonte hapjen e kutive, pasi ishin manipuluar votat.

“Rama s’kishte asnjë provë të vetme për vjedhjet e zgjedhjeve të 2009”, deklaroi Berisha në emision.

Rasti Ruzhdies, të cilin analistët i kujtojnë Berishës në Opinion, flet për një shkelje flagrante të atij procesi. Në çështjen konkrete, nga hetimet rezultuan se 111 persona që nga sistemi TIMS ishin jashtë vendit, votuan në këto zgjedhje, ndërsa 80 personave të tjerë u ishte falsifikuar firma, nga 525 votues në total të Ruzhdies, një fshat të pozicionuar në periferi të Fierit.

Në vitin 2011, Gjykata dënoi Komisionerët e PD në Ruzhdie për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni. Por, këto prova nuk u konsideruan të mjaftueshme për të rinumëruar votat në kohën e duhur dhe kutitë u dogjën pak muaj pas zgjedhjeve.

“Besoj që Berisha në atë moment fjalën e kishte për prova reale ashtu siç pretendohet sot se ka përgjime konkrete për blerjen e votës”, tha Mentor Kikia, Gazetar.

“Nuk ka patur shqetësime për blerje votash deri në 2013, nga 2013, në raport të OSBE-së është shtuar problem i blerjes së votës”, tha Robert Rakipllari, Gazetar.

Por nuk ishte vetëm fshati Ruzhdie i denoncuar nga socialistët. Një tjetër indicie ishte në Shkodër, ku në disa kuti, Partia Socialiste në opozitë dilte me zero vota. Konkretisht në KZAZ-në nr. 42, Qendra e Votimit nr. 186 rezultati ishte PD = 93 vota, PS = 0 vota; Në KZAZ-në nr. 44, Qendra e Votimit nr. 38: PD = 153 vota – PS = 0 vota; në Qendrën e Votimit nr. 75: PD = 111 vota – PS = 0 vota. Në këto qendra është votuar pa karta identiteti dhe pa pasaporta gjë që duket nga mos shënimi i numrit të dokumenteve të identifikimit në proces-verbale.

2009 Berisha manipulimi i votave provat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.