Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nuk tërhiqet: Selia dhe logo janë të PD-së, Basha s’kap as pragun në zgjedhjet e ardhshme

22:56 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha e përjashton mundësinë për përsëritjen e një “8 Janari” të dytë, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike.

I pyetur nëse do të tentojë të marrë selinë blu, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit, Berisha tha se selia dhe logo mbeten në PD-së, ndërsa Basha “s’do të mund ta mbajë më të pushtuar”.

“Padiskutim që selia është e PD, logo është e PD, por ne do të marrim vendimet në kohën e duhur. Nuk mund të heqim dorë, sepse janë vendime të një kuvendi që solli këtë rezultat, 31%…s’mund të hiqet dorë kursesi! Unë mendoj që nuk do të mund ta mbajë të pushtuar selinë ai. Mesazhi i 6 Marsit do të interpretohet mirë nga çdo demokrat”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se në rast të ri-unifikimit të PD-së, Basha nuk do të jetë i përjashtuar, por sipas tij kreu i PD-së “është një njeri pa vlerë”.
“Ai në zgjedhjet e ardhshme nuk kap as pragun. Është njeri pa asnjë vlerë, nuk ka të përsëritur këto 30 vite. Merr çështjet penale të tij, edhe me dosjen Muzin, edhe me Toyota Yaris. E pe që u nis dhe nuk shkoi dot se ata që kanë dosjen nuk ta falin. Prapë e kishte mashtruar prokurorinë belge.
Mirë që s’u kishte thënë ma ka sjellë qytetari dixhital. Ne nuk e largojmë, po të dojë të vijë të hyjë në zgjedhje, por të paktën… falendero ata që punuan dhe ti i mashtrove. Ishte masakër tha në mëngjes. Fuga është drejtuesi kryesor i marrëdhënieve publike të tij, për të mos thënë të tjera”, u shpreh Berisha.

Basha Berisha selia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.