Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha nxjerr zbuluar Presidentin Ilir Meta, negocoi marrëveshjen në emër të LSI

22:51 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta saliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një fjali, Sali Berisha i ka rrëzuar poshtë 2 gënjeshta të mëdha që Ilir Meta i ka thënë me zë dhe me figurë. Ai sot ka deklaruar se ka negociuar me Metën për koalicionin që ka bërë me LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo deklaratë është shumë e fortë, kjo pasi në një kohë kur Meta flet si president mbi palët, nga ana tjetër, në fshehtësi bën marrëveshje si kryetar partisë që ka themeluar vetë, LSI-në, e është në një moment kritik, me vetëm 4 deputet në Kuvend.

Nga ana tjetër, Meta është pyetur se kur e ka takuar për herë të fundit Berishën dhe është përgjigjur se kjo ka ndodhur para 17 muajsh, madje fliste se ndjente mall për doktorin për të cilin ka shprehur haptazi simpati për të, por sot u kuptua që ai ka gënjyer. Jo vetëm që e ka takuar, por madje edhe ka bërë marrëveshje.

“Vetëm për këto zgjedhje do jemi me LSI. Kemi pasur bisedime në të gjitha nivelet. Kam pasur bisedime me zotin Meta. E kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar,”-tha Berisha në fjalën e tij, në televizionin e familjes së tij.

Shpesh herë Meta e ka cilësuar vetën si “mbrojtësi i Kushtetutës”, por sot, ai më shumë se kurrë e ka shkelur ligjin kryesor për një kre shteti, i cili ka ndalon rreptësisht angazhimin në politikë. Neni 89 i saj e thotë shumë qartë.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, shkruhet e bardha mbi të zezë në Kushtetutë.

Monika Kryemadhi, kryetarja ‘de juro’ e LSI-së është anashkaluar nga roli i saj, duke i lënë vendin dyshes Meta dhe Berisha për një bashkëpunim, marrëveshje për të cilën ka folur edhe më herët Lulzim Basha, që i ka akuzuar se kanë qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Berisha Meten zbuluar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.