Sali Berisha është përballë SPAK-ut dhe ish-prokuroja Elisabeta Imeraj, thotë se çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra sipas saj janë më të sulmuara.
“Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të ketë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga demokracia. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Nuk mund të themi që i shpëtojnë ligjit Prokuroria në vite ka kryer hapat përkatës për veprime hetimore a ka qenë klima e duhur?
A ka patur vullnet politike? Kjo është arsyeja kryesore pse nuk shkojnë deri n fund hetimet. Kjo lidhet me punën e prokurorisë. I bie që këta janë rregullatorët e procesit. Le të shpjegojmë lidhjen shkak-pasojë. SPAK dhe gjykata duhet të shpjegojë në çfarë mënyre se një individ e ka të pamundur të miratojë një ligj i vetëm. Kush ka ndikuar ministri apo deputeti propozues? Kjo lidhet me dosjen në tërësi. Jam kundër çdo iniciative të personi qoftë politikan, zyrtar që nuk zbatojnë vendimin e gjykatës. Ka një rrugë ligjore si kundërshtohet por duhet të zbatohet”.