Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë në datë 8 janar 2022.
Sipas burimeve në PD, Berisha do të organizojë një protestë kombëtare që vjen pas asaj kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë dhe incineratorëve.
Ndërkohë ai dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së i kanë lënë afat deri në 5 janar 2022, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të liruar zyrat e partisë.
Ndërkohë, po sot Berisha në një postim në Facebook u shpreh se vetëm protestat janë shpëtimi i vendit, duke reaguar pas skandalit me rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Sipas tij, ngjarje të tilla nuk ka ndodhur as në diktaturë duke thënë se sistemet dixhitale te narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafies shtetërore të drogës dhe krimit.