Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha paralajmëron spastrime masive në PD: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS. I përgjigjet Salianji: S’ka vetëpërjashtim…

19:18 / January 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb1768586105 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen që zhvilloi ditën e sotme me kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi valë spastrimesh të atyre që kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste, apo vijojnë të përfitojnë nga kjo forcë politike për interesa të tyre personale në “kurriz” të anëtarësisë.

“Individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë”,– tha Berisha gjatë mbledhjes.

Krydemokrati nuk kurseu kritikat as për ata drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në qytetet e vendit, të cilët sipas tij, nuk u angazhuan në zgjedhjet e 11 majit të ndaluar nga zemërimi që nuk ishin pjesë e listave me kandidatë për deputetë.

“Poste drejtuese nuk do mund të pretendojnë ata. Po ti je nënkryetar partie, ke qenë nënkryetar partie dhe tani më thua mua që thua që unë nuk punova në fushatë. Po si s’punove ti në fushatë? Apo pse s’e pate emrin tënd në listë, s’punove në fushatë ti? Çfarë, ti nuk dole dot mbi zemërimin tënd, kupton apo jo? Prandaj të lutem, merr një pauzë, qetësohu, je, mbetesh ti, po mendo njëherë, se nuk të ka borxh partia ty, edhe gabim po të ketë bërë, se unë nuk them se ka patur një drejtësi maksimale në, në, në përcaktimin e listave e të tjerë e të tjerë”,- tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi më tej se “nuk do zgjidhen në forume. Jo, nuk mund të zgjidhen.”

Ish-deputeti Ervin Salianji, përveçse politikisht, zgjodhi t’i përgjigjet Berishës edhe juridkisht, duke postuar në rrjetet e tij sociale nenet 23 dhe 24 të Statutit të Partisë Demokratiker, të cilat ndryshe nga pretendimet e kreut të selisë blu, nuk parashikojnë vetëpërjashtime të anëtarësisë në të gjitha nivelet.

696a7e42c7214617714721 1426149368870120 2623170162792213322 n
Statuti i Partisë Demokratike i postuar nga Ervin Salianji

Salianji thekson se pjesëmarrësit në takimet e Foltores së tij janë demokratë besnikë, të cilët nuk meritojnë të persekutohen nga Berisha për shkak se guxojnë të kërkojnë më të mirën për Partinë Demokratike, duke shprehur qëndrimet e tyre që ndryshojnë nga ato të kupolës drejtuese.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.

Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.

Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese“,- shkruan Salianji.

Berisha PD pergjigjet Salianji spastrime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.