Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berisha pas Kuvendit: Ndeshje e jashtëzakonshme, s’dua të flas për Bashën

18:42 / December 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave vetëm pak minuta pasi e shkarkoi me 4 mijë e 491 vota kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin që mbajti sot. Para gazetarëve, Berisha tha se ajo që ka ndodhur sot në stadiumin “Air Albania” ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. I pyetur nëse druhet se kryedemokrati Basha mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike bashkë me deputetët e tjerë, Berisha tha se sot preferon të mos flasë sot për Bashën që e konsideroi kufomë politike.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Demokrate dhe demokratë shqiptarë kudo që ndodheni, për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Evropë e botë. Triumfi më magjik më mahnitës, më madhështor. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizmit politik. Nuk largohem dot pa përshëndetur ekipin kombëtar por në veçanti dhe tifozët kuqezi që i dua shumë sepse për mua ata janë atdhetarë të vërtetë. U them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes.

Pyetje: Mendoni se do t’ju përjashtojnë nga PD? Apo deputetët e tjerë?

Sali Berisha: Nuk do të doja që të flisja për të sot. Peng Basha është një kufomë politike

Berisha Kuvendit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.