Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i ka dërguar një foto përmes së cilës tregon se si të rinjtë shqiptarë vijojnë të ikin ilegalisht drejt Anglisë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se fajtor për shqiptarët që marrin rrugët e emigrimit është kryeministri Edi Rama.
“Edi Rama po e shkreton kombin”, shkruan Berisha teksa poston mesazhin e qytetarit digjital.