Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha prek me fjalët për Bujar Nishanin: “Humba njërin prej miqve më të mirë”

22:55 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar nishani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë.

Berisha thotë se ndjen një dhimbje të madhe teksa shton se Nishani po lë pas një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur.

Berisha: Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar. Një nga politikanët më të ndershëm të këtij vendi, një nga shërbëtorët më besnikë të shqiptarëve, një nga shtetarët më dinjitoz të shtetit. Një nga Presidentët që i dha vendit dhe qytetarëve nder që qëndroi si përfaqësuesi më i lartë i tyre. Ishte gjithashtu Ministër i Drejtësisë, i rendit, detyra që i përmbushi me përkushtim të madh, me transparencë të madhe, me sukses të plotë. Këto 30 vite, Nishani ka qenë nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD-së, deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës, dhe më vonë ministër. Në këtë kontekst, është një humbje e madhe për shtetin shqiptar, për PD-në dhe shoqërinë shqiptare. Për mua personalisht është një dhimbje shumë e madhe. Ndihem i detyruar ndaj tij. Humbas njërin prej miqve më të mirë. Ndihem krenar me bashkëpunimin e përkryer që ne kemi patur. Bujar Nishani vdiq përpara kohe, por lë një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur.

Berisha Bujar Nishani rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.