Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha prezanton kandidatin e tij për Hasin: Në 14 maj, misioni ynë të rrëzojmë monizmin e Ramës

18:27 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20230404151558 art
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Hasit, Miftar Dautin.

Ish-kryeministri ftoi qytetarët që të votojnë për Dautin, pasi sipas tij do të sjellë ndryshimin e këtij qyteti. Ai shtoi se më 14 maj do të jenë në mision si në 1992, për të rrëzuar monizmin e dytë.

“Vij sot këtu për të paraqitur para jush, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dautin. Kandidati i fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë dhe bindje se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitoze, sepse paraqitet sot si kandidat i vullnetit tuaj. Me Primaret ne u ndamë përfundimisht nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë të transformojë, ndaj mbetemi të vendosur në linjën tonë. Gjithashtu kam bindje se me Dautin ju zgjidhni dhe votoni njëri prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira. 14 është një ditë që ndanë historinë për Hasin dhe Shqipërinë. Në 14 maj ne jemi në një mision të madh, identik me atë që ishim në vitin 1992, për t’u ndarë nga monizmi i dytë. Regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë  tyre. Regjimi i tij, është regjimi i një pushtimi të brendshëm. Monizmat kanë baza të ndryshme, ideologjike, ekstremiste fetare, por studiuesit janë dakord se forma më shëmtuar është ai i bazuar në krim, vjedhjen e drogë. Ky është sot monizmi i Ramës në Shqipëri. Ky monizëm po shkreton Hasin e Shqipërinë.”

Has kandidat Sali Berisha zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.