Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha shpërthen në akuza ndaj Ramës nga Peqini: Padrino i mafias më të rrezikshme në Europë

18:13 / March 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha6 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ishte sot në Peqin, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit që do të garojë për këtë bashkinë Peqin, Mustafa Pashja.

Gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD-së tha se kandidatët e dalë nga Primaret janë më të mirët e mundshëm, ndërsa i përshkroi kandidatët socialistë të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë.

“Kam ardhur në dekada shpesh tek ju, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, kandidat për deputetë. Mustafa Pashjen e kam një mik të vjetër, bashkëpunëtor të hershëm, por kësaj here, Mustafai dhe të gjithë kandidatët tanë janë tjetër, ata nuk janë më, kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, ata janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra që vendosën të dalin para jush, të vlerësohen nga ju, të votohen nga ju, dhe kjo ndodhi.
Në këtë kontekst, miqtë e mi, kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë.

Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë, por ju garantoj ju se për lirinë, ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Dhe kur në takime para një viti e gjysëm, demokratët kërkonin kudo që ne duhet të zgjedhim vetë, kryetarin tonë të partisë, duhet të zgjedhim vetë kryetarin tonë të bashkisë, deputetin tonë, dhe jo të na i emëroni ju, unë premtova një gjë të tillë. Premtova me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Se ju keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer dhe koha provoi se sot në Peqin dhe mbarë Shqipërinë se ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.

Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë.”

Berisha Europë peqini Ramës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.