Sali Berisha u shfaq këtë të hënë si minator në një bashkëbisedim me minatorët në Bulqizë. Ai u ndal tek programi i PD për minatorët, që parashkikon rritje rrogash dhe rishikimin e statusit të minatorit. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet pjesë e takimit dhe të dëgjojë problemet që ata kanë. Berisha ka sulmuar sërisht këngëtarin Noziy për Lamborghinin e tij.
”Çështja e statusit tuaj do të jetë një nga çështjet kryesore tonat, shëndeti i minatorit do të ketë një përparësi të madhe, rritje e rrogave. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë do të përfundojë në mënyrë triumftare, ajo është një borxh që shoqëria ka ndaj jush dhe borxhi do të kthehet dhe do ju vendosim ju në piedestal.
Ky është programi ynë për minatorët, dëgjoni programin tjetër, çfarë i hynë në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborghini i Noizyt. Sot ai në Devoll tha mosha e ka bërë të rrjedhur Berishën, unë si them atij je i rrjedhur je i trmeur dhe i tmerruar.
Hajde në këtë sallë dhe të dalim para këtyre burrave, mos dil me Lamborginin e Noizyt, po dëgjoj këta burra se ca sakrifice bëjnë, po për ty nuk ekzistojnë. E ke mendjen tek kopshti jote dhe të sëmurët i lë pa ilaçe. Nuk je i rrjdhur, ai bënë klonin, nuk di ku të fus kokën sot ai”, tha ai.
