Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sulmon Marta Kos dhe Gonzaton: Përçues të propagandës dhe dezinformimit të Ramës në Bruksel

13:25 / November 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e kësaj të marte, më 25 nëntor, kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar komisioneren për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Kjo për shkak të qëndrimeve që ata kanë mbajtur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, të cilat i kanë konsideruar si legjitime.

Berisha tha se komisionerja Kos është frymëzuar nga propaganda e kryeministrit Edi Rama dhe se qëndrimi i saj shkel ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve.

“PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi politik i majtë, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.

Ajo që lexova është se ka pasur një reagim nga ana e zëdhënësit të KIE, i cili shpreh qëndrimin e KIE-së të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte e Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij. Falenderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët,” u përgjigj Berisha pas një pyetje të drejtuar ndaj tij nga gazetarët lidhur me qëndrimin e Kos për zgjedhjet.

Por Berisha këtu përmendi edhe ambasadorin e BE-së Silvio Gonzaton, për të cilin gjithashtu tha se është përçues i propagandës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

“Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuara që përfaqësojnë ose janë në Shqipëri e përfaqësojnë BE-në. Të ngjashme, por jo identike me Kos, janë qëndrimet e Gonzato që është përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe dezinformimit.

Ju kam informuar se ky zotëri, për të përçuar propagandën e Edi Ramës, u thotë atyre në BE që kryetari i PD nuk është perëndimor. Ky është mashtrim,” tha Berisha.

Gonzato Marta Kos Sali Berisha sulmon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.