Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe familjarë në lidhje me konsumin dhe rritjen e çmimeve në vend.
Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ngriti shqetësimin për rrogat dhe pensionet, për të cilat tha se janë më të ulëtat në rajon.
“Jemi vendi me rrogat dhe pensionet më të ulta në rajon, rënie drastike nga 2013. Në 2013 ishim vendi me rrogat e pensionet më të larta në rajon. Bizneset kanë falimentuar. Janë sirenat e mjerimit që bien në të gjitha dyqanet si lista ushqimore, janë borxhet e pafundme të familjeve shqiptare. Borxhet po shënojnë rrënimin e familjeve shqiptare, atyre që vijnë pas nesh po i lëmë një borxh të tmerrshëm e një të ardhme të pasigurt.”
