Sali Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin Lamberto Zannier dhe analisten politike Julia Manchin. Ata diskutuan për zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të monitoruar nga afër. Kreu i PD-së bën të ditur se në takim morën pjesë edhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, Drejtori i Përgjithshëm i Fushatës, Ervin Minarolli.
Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se kryeministri Rama nuk e ka respektuar kurrë Kodin Zgjedhor, madje sipas tij, e ka cilësuar atë si “kinezëri” dhe se ai këtë parim e zbaton me fanatizëm. Blerja publike dhe e fshehtë e votës sipas Berishës, shteti elektoral, organizatat kriminale elektorale, janë instrumentatat e paligjshme të kryeministrit për kontrollin e vullnetit të qytetarëve.
Në takim u diskutua gjithashtu për përfshirjen e grave në politikë përmes primareve dhe kuotave të garantuara nga kodi Zgjedhor. ODHIR premton vëzhgues afatgjatë ndërkombëtarë dhe shpreson për një raport pozitiv për zgjedhjet e 11 majit.