Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Berisha të dënohet si Meta”, avokati Beqiri: LSI e PD dy organizata kriminale

10:14 / August 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2914
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Idajet Beqiri akuzoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për përfshirje në veprimtari kriminale gjatë fushatave elektorale.

Sipas tij, këto parti kanë përdorur para të pista për financimin e fushatave, përfshirë edhe blerjen e votave të qytetarëve.

Beqiri u shpreh në një intervistë për “ABC News” se lobimi në SHBA është bërë me qëllim të heqjes së “non gratës” ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar këtë si një krim zgjedhor dhe pastrim parash.

Ai kritikoi gjithashtu SPAK-un dhe KQZ-në për mungesë reagimi ligjor dhe kërkoi trajtim të barabartë për të gjithë aktorët politikë, duke theksuar nevojën për ndëshkim konkret në shtator ndaj Berishës dhe familjes së tij.

“Kontratat që PD i ka bërë në fushatë kanë qenë të vjedhura më kusari. Gjithmonë fushatat elektorale i bënë me para të pista dhe këtë gjë e shtynë deri tek LSI. Ku më pas LSI dhe PD u bënë dy organizata kriminale.

KQZ nuk ka marrë vendimet ligjore të duhura, për të gjithë paratë që shpërndahen për fushata elektorale, që shpërndaheshin me thasë dhe më pas përfundojnë edhe për të blerë votat e qytetarëve. Lobimi me shumën e madhe u bënë vetëm për të hequr “non gratën” e Berishës.

Ligjërisht ky kjo vetëm që është një krim zgjedhor, Berishën dhe LaCivita-n për ndikimin në zgjedhje, sepse një person nga SHBA nuk ka të drejtë që të bëjë fushatë në Shqipëri. Berisha duhet të japë llogari për ndikimin në zgjedhje dhe për fshehjen e të ardhurave. Kjo është një pastrim i parave që rrjedhin nga krimi. Kjo është një vepër penale. SPAK dhe Gjykata duhet të venë në peshore të drejtën, duhet të kuptojnë që nuk ka standard të dyfishtë.

Duhet që të veprojnë me Berishën njësoj si me Metën. SPAK po përdor dy standard dhe e ka future veten e vet në një llum, pasi po merret me gjëra të vogla dhe kjo të mëdha. Në shtator duhet që të dënohet Berisha dhe familja e tij, në të kundërt SPAK-ut duhen vënë minat”, tha avokati.

beqiri Berisha LSI Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.