Në foltoren para Kryeministrisë, Sali Berisha po mban fjalën kundër qeverisjes. Ai tha se sot janë para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar. Pas serisë së protestave të ngjashme, demokratët kanë paralajmëruar që do të realizojnë edhe një protestë kombëtare në javët në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë për këtë protestë se kur mund të jetë protesta kombëtare.
”Para pallatit të krimit njerëzor të shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria, në vitet e qeverisjes, më shumë se çdo pushtues i egër i tërë historisë kombëtare. Para pallatit që me një krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zotëroi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa.
Përpjekjet e opozitës për zgjedhje u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristët e votës. U përballën me të gjithë burimet financiare, njerëzore, të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko-shtetit.
Vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është më i madhi nga krimet që kanë kryer. Nuk ka javë që përfaqëson ose paraqet më qartë fytyrën e urryer të narko-shtetit shqiptar”, tha Berisha.
