Bamir Topi i pyetur mbi rolin e Lulzim Bashës në opozitë, tha se angazhimet e tij publike janë shtuar dhe se e vetmja mundësi për të është angazhimi. Po ashtu foli për vitalitet ttë Berishës gjatë periudhës kur u shpall non grata për të ruajtur kontakt me qytetarët.
“Kam përshtypjen që po. Ka filluar të dalë. Të dalësh në media do të thotë të jesh i dukshëm në publik. Sipas këndvështrimit tim, fakti që është angazhuar në këtë drejtim, tregon që është angazhuar në misionin e tij politik. Është një rrugëtim i vështirë për konjukturat që janë krijuar, por është shumë më mirë të jesh protagonist i jetës politike se sa të jesh në pasivitet.
Ka progres të dukshëm në këtë drejtim. Eksperienca e madhe politike dhe organizative e Berishës, e njerëzve që janë lidhur në mënyrë politike dhe strukturore me ta. Kanë pasur strukturave të organizuara të Partisë Demokratike.
Pse jo një vitalitet i jashtëzakonshëm i Berishës gjatë periudhës kur u shpall non grata për të ruajtur kontakt me qytetarët. Shqipëria është vend i vogël. Po të jesh i dukshëm, krijon besimin që nuk i ke braktisur. E kundërta ndodhi me z.Basha dhe tani po tenton ta rikuperojë”.