Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha tregon objektivin e tij: “Të marr drejtimin e PD-së në një proçes të hapur dhe transparent”

21:50 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka treguar arritjet e proçesit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, që sipas tij kanë qenë shumë të mëdhaja. I ftuar në emisionin “Open”, Berisha u shpreh se këtë betejë e nis pa e ditur se kush do të ishte rezultati.

I qartë për qëllime te tij, Berisha u shpreh objektivi i tij është që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në një proçes të hapur dhe transparent. Partia Demokratike u shpreh Sali Berisha, ka shënuar një arritje të madhe dhe ky është fundi i kryetarokracisë.

“Unë personalisht kam shpallur bashkimin me votë sepse kisha konstatuar se vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë në mënyrë absolute nuk e kam dikur se kush do jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse besoj se është kauzë e drejtë. Çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë. Unë nuk them që nuk do jem kryetar, sepse për atë do përpiqem. Që nga themelimi i PD deri në këtë proçes e gjithë nomenklatura e saj shkonte nga qendra në bazë. Unë mund t’ju them ju se sot në mënyrë absolute, përveç Komisionit të Rithemelimit, nuk ka asnjë person të votuar, të përzgjedhur nga Sali Berisha ose Komisioni i Rithemelimit, Janë propozime të anëtarësisë. Kjo ndodhi edhe me kandidatët për kryetar bashkie. Të gjithë ata shprehën dëshirën. Me garë iu nënshtruan primaret. Pra kjo parti ka shënuar një arritje të madhe dhe ky është fundi i kryetarokracisë” tha Sali Berisha.

Si thoni ka përfunduar kryetarokracia kur nuk ju del askush para për kryetar?

Berisha: Është fatkeqësi të të pengojnë paragjykimet. Gjithçka është zgjedhur. Pra kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin. Një raport në të cilin përfaqësuesit nuk janë të kryetarit, por janë të qytetarit dhe të anëtarit.

PD sot është më e dobësuar?

Berisha: Nuk besoj, por ka një gjë. Askush nuk mund të mohojë manipulimin e ish-kryetarit qoftë nga Rama qoftë nga guvernatorja.

Berisha objektivi rithemelimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.