Sali Berisha ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në fjalën e tij nga “Rruga e shpresës”, ka uruar që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë.
“Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.
Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.
Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë”, u shpreh Berisha.