Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë mbërritjes së saj në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, tha se Bashkimi Europian duhet të hapi menjëherë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë, ky është një moment historik dhe të gjithë duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë nëse marrim vendime të gabuara. Evropa gjithmonë rritet në kohë të vështira dhe ne jemi gjithashtu në favor të dërgimit të një mesazhi për Ballkanin Perëndimor, duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.