Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka kritikuar sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
I pyetur për takimin Meloni-Zelensky që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, Berlusconi u shpreh se nëse do të ishte në krye të qeverisë italiane, ai kurrë nuk do të bisedonte me Zelensky
“Nëse do të isha kryeministër, nuk do të shkoja kurrë të flisja me Zelensky, sepse ne shohim se vendi i tij po shkatërrohet dhe se ushtarët dhe qytetarët e vendit të tij po masakrohen.”
Sipas tij, Zelensky nuk do të duhej të sulmonte rajonet në lindje të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.
“Mjaftonte që Zelensky të mos i sulmonte dy republikat autonome të Donbasit dhe e gjitha kjo nuk do të ndodhte”, shtoi ish-kryeministri italian.