Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

‘Bërtiti Allahu Akbar’, një person godet me thikë dy policë në Bruksel, ndërron jetë njëri prej tyre!

22:40 / November 10, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bruksel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një oficer policie u vra në Schaerbeek, komunë e vendosur në rajonin e Brukselit, pas një goditjeje me thikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori belg. Mediat e huaja raportojnë se në momentin që agresori ka sulmuar policët ka bërtitur më të madhe “Allahu Akbar”.

Autori i sulmit është neutralizuar nga një tjetër patrullë policie pasi është goditur në këmbë dhe në bark. Dy policët e plagosur dhe autori u transferuan në spital, por njëri prej oficerëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve në pjesën e pasme të kokës.

Një “dramë e tmerrshme”. Kështu, ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, komentoi sulmin në Schaerbeek.

“Çfarë drame e tmerrshme. Kjo ngjarje më thyen zemrën. Mendimet e mia shkojnë para së gjithash për familjet, pjesëtarët e policisë lokale dhe gjithë forcat e policies. Unë ndjek nga afër situatën dhe qëndroj në kontakt të ngushtë me kryetarin e bashkisë, komandantin e organit dhe të shërbimeve të policisë. Kjo dhunë është e papranueshme”- shkruan Ministrja në Twitter.

Bruksel Police thike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.