Bes Kallaku ka lajmëruar para një muaji ndjekësit e tij se prej dy vitesh e gjysmë po punon për një projekt kinematografik, për filmin e tij, të titulluar Falco.
Mirëpo duket se xhirimet e filmit kanë nisur dhe gjasat janë që të publikohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2020-ës.
Ka qenë vetë aktori ai që ka publikuar foto nga xhirimet dhe prapaskenat e filmit. Besi është skenarist dhe protagonist në filmin e tij, prandaj dashuria dhe përkushtimi për këtë projekt është shumë herë më i madh.
Vetë Besi është shprehur se në qendër të “Falco” do të jetë personazhi i mirënjohur “Skifteri” dhe filmi do të jetë i bazuar në realitetin e përditshëm që prek çdo shqiptar.