Besa kishte si projekt që në verë që të rregullonte stadiumin, i degraduar totalisht në mjediset e brendshme dhe të jashtme. Kavajasit kishin edhe një dënim prej 8 javësh, ndaj edhe duke përfituar nga mungesa e tifozëve kanë vendosur që të luajnë në Lushnjë.
Por, ndryshimet në Bashkinë e Kavajës qenë të papritura për klubin verdhezii. Punime ende nuk po kruhen, ndërsa stadiumi është njësoj, madje Besa rrezikon që të mbetet jashtë fushës ndoshta tërë pjesën e parë të sezonit. Ndërkohë që kavajasve u prishet mjaft punë nëse luajnë larg syve të tifozëve për faktin se këtë edicion synojnë edhe të ngjiten në elitë.
Besa ka qenë një nga skuadrat aktive gjatë merkatos duke afruar lojtarë cilësorë vendas dhe të huaj.