Besimtarë të shumtë të Dioqezës së Rrëshenit, të prirë nga Ipeshkevi i tyre Gjergj Meta kanë udhëtuar në drejtim të Kishën e Shën Luçisë në Durrës për të zhvilluar një meshë solemne në nderim të së Lumit Vinçenc Prendushi, martir i Kishës Shqiptare, pushkatuar nga rregjimi komunist 70 vjetë më parë. Mesha e udhëhequar nga Ipeshkëvi Meta, i cili fillimisht i ka njohur besimtarët mirditas me historikun 200 vjeçar të kësaj Kishe, më restaurimet e fundit, por edhe me faktin se aty pushojnë emra të shquar të Kishës, por edhe të historisë shqiptare si Dom Nikoll Kaçorri bashkthemelues i shtetit shqiptar, Lumit Vinçenc Prennushi si edhe të martirit tjetër Jul Bonati. Në meshën solemne për Vinçenc Prendushi morën pjesë edhe besimtarë nga zona e Durrësit, ndërkohë që Ipeshkëvi Gjergj Meta tregon mbi aktivitetin e ditës së sotme:
Po kush është i lumi Vinçenc Prendushi?
Në
faqen Vatican-News, thuhet se i Lumi Imzot Vinçenc Prennushi,
ipeshkëv e poet, martir. Nuk është e lehtë ta përmbledhësh me pak rreshta jetën
aq të pasur të të Lumit shqiptar imzot Vinçenc Prennushit. Lindi në
Shkodër më 4 shtator 1885. U Pagëzua me emrin Kolë, së shpejti ndjeu thirrjen e
Zotit për jetën rregulltare. Hyr në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900;
u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar
emrin në Vinçenc.
Nisi të botonte rreth 1909-1910-tës. Më 1911 botoi “Kangë popullore
gegnishte”; më 1918 fletëpalosjen liturgjike “Fjala e Zotit”; “Java e
Madhe”, libër feje, për javën para Pashkëve. Më pas dramat “E trathuemja” e “Prej
robnie në liri”; studimin “Nder lamije të demokracisë së vërtetë” (1922).
Kryeveprën poetike “Gjeth e Lule” e botoi më 1924, për të vijuar me veprat
agjiografike “Shën Françesku i Asizit” dhe “Jeta e Shna Ndout prej Padue”
(1913) ; “N’Agape”, vjershë (1926); “Vorri i fratit”, 1717-1918. Dy fjalë mbi
jetën e A. Anton Soranit, dëshmitar feje françeskan (1918);
Ndër
përkthimet e imzot Vinçenc Prennushit kujtojmë: “Quo Vadis” të novelistit
polak, Henryk Sienkiewiz; “Burgjet e mia” të italianit Silvio Pellico, poemën
“Dreizehnlinden” të gjermanit Friedrich Wilhelm Weber, nga e cila “Hylli
i Dritës” u botuan te vetëm tri këngë. Këtu këputet veprimtaria e mbyllet,
për të përfunduar kush e di se ku, arkivi i tij jashtëzakonisht i pasur.
Imzot Vinçenc Prennushi, njihet si këngëtar i ëmbëlsisë dhe i trishtimit. Ndër
poezitë e tij, kumbon një jehonë e këndshme dhe një ushtimë e trishtë, ashtu
siç këndon atdheun me bukuritë e tij, po kështu edhe kur vargëton misteret e
besimit. Në poezinë e Prendushit, bota lëndore vështrohet si një ndër arsyet e
shkatërrimit të njeriut, për shkak të paaftësisë për t’u vetëpërmbajtur dhe të
lakmive të pangopura vetjake. Imzot Prennushi vdiq në burgun e Durrësit më
19 mars 1949.