Besimtarёt katolikё kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Në katedralen e Shkodrës ёshtё kremtuar Dita e Larit që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve. Mesha e shenjtë u drejtua nga arqipeshkvi i Shkodrёs, Imzot Giovanni Peragine, i cili u kёrkoi besimtarёve tё ndjekin rrugёn e Jezusit.
3 çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit janё proçesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs dhe më pas gjatё liturgjisё sё fjalёs kujtimi i mundimeve të Jezusit. Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë përkujton ditën kur Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës.